Conte tregon çfarë u tha lojtarëve të Interit në pushim të ndeshjes me Leccen

Antonio Conte e ka nisur me fitore aventurën në krye të Interit, teksa mbrëmjen e sotme zikaltrit kanë mposhtur Leccen në “San Siro” me rezultatin e thellë 4-0.

Pas fitores, që e ngjit Interin menjëherë në krye të renditjes së Serie A, Conte deklaroi: “Mendoj se në pjesën e parë ishim shumë mirë dhe me dëshirën e duhur. Gjatë pushimit u thashë djemve të mos e ulnin ritmin, sepse Lecce është aty gati për të përfituar. Duhet të përmirësohemi si mendërisht ashtu edhe fizikisht, por më pëlqen puna me këta djem të cilët janë treguar gjithmonë të gatshëm”.