VIDEO-EKSKLUZIVE/ Shtëpia e Spartak Brahos ruhet me policë

Ish-kryeministri Sali Berisha tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik me denoncim e tij të fortë, ku tregonte se si i ishte bërë atentat djalit të deputetit socialist Spartak Braho, Arbi Brahos.

Teksa citonte mesazhin e qytetarit dixhital, ish kryeministri shprehej se, dy persona të armatosur me kallashnikovë i kishin bërë pritë djalit të ligjvënësit, por ky i fundit kishte mundur ti shpëtonte.

Por edhe pse është përpjekur ta mbajë të fshehtë ngjarjen, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat që familja Braho në Durrës të jetojë e qetë dhe pa frikë.

Siç shihet në videon e mëposhtme, ekskluzive për Syri.net, efektivë policie qëndrojnë 24 orë pranë banesës së familjes së deputetit.

Lidhur me atentatin ndaj Arbi Brahos, dyshimet e para flasin për një konflikt për çështje parkingu në qytetin bregdetar, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar. /Syri.net