VIDEO/ Tifozët e Interit në delir, Lukaku shënon golin e parë zyrtar me fanellën zikaltër

Interi po luan në “San Siro” kundër Lecces ndeshjen e parë të sezonit të ri të Serie A, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e pastër 2-0 të skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte, me golat e shënuar nga Marcelo Brozovic në minutën e 21-të dhe Sensi në të 24’.

Në pjesën e dytë, në minutën e 60-të, Romelu Lukaku shënon golin e tretë për Interin dhe të parin me fanellën zikaltër.