Zhvendoset kryeqyteti Indonezian, shkak fundosja me 25 cm në vit

Kryeqyteti i Indonezisë do të zhvendoset në provincën Kalimantani Lindor në ishullin Borneo, tha presidenti i këtij vendi Joko Widodo.

Kryeqyteti aktual, Xhakarta, i cili ka mbi dhjetë milionë banorë, ndodhet në tokë moçalore.

Pjesë të qytetit po fundosen deri në 25 centimetra në vit dhe gati gjysma e tij tani është nën nivelin e detit. Emri i kryeqytetit të ri të planifikuar nuk është bërë i ditur ende.

Është thënë se ai do të shtrihet në dy rajone relativisht të pazhvilluara, Kutai Kertanegara dhe Penajam Paser Utara. Projekti ambicioz do të kushtojë rreth 32.7 miliardë dollarë.