FOTO/ Goditet për vdekje nga treni 17-vjeçari shqiptar në Zvicër

Një 17-vjeçar shqiptar nga Kosova është goditur për vdekje nga treni në Zvicër.

Viktimë e aksidentit tragjik është Leon Sahiti nga Peja. Nuk ka shumë të dhëna sesi ka ndodhur ngjarja, por trupi i të ndjerit është dërguar në morg, në Zvicër, raportojnë mediat.

Varrimi i adoleshentit do të bëhet po ashtu në Zvicër.