FOTO/ Pas Balit, Demi Rose ‘ndez’ Nju Jorkun

Demi Rose nuk di të ndalet. Pasi “shpërtheu” Instagramin me fotot e nxehta nga pushimet në Bali, modelja britanike është zhvendosur në një tjetër destinacion.

Ylli 24-vjeçar ka postuar foto në Nju Jork, ku shfaqet tepër seksi e veshur me një fustan të bardhë dhe me një gotë shampanjë në dorë.

Përveç tyre, vijon me postimet e fotove nga pushimet luksoze. Në pah si zakonisht, Rose synon të nxjerrë linjat perfekte që shumë ia kanë zilinë, ndërsa ndjekësit vërshojnë me komente.

Për rreth një javë, modeles britanike i janë shtuar më shumë se 3 mijë ndjekës.