Panariti: Zgjedhje të menjëhershme lokale dhe parlamentare për të dalë nga gremina

"Zgjedhje të menjëhershme lokale dhe parlamentare, për të dalë nga gremina por edhe për të ndalur diskreditimin kombëtar e  ndërkombetar".

Ky është propozimi që ofron ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, "Profesori" i LSI-së shprehet ndër të tjera se, një hap i tillë duhet ndërmarrë në një kohë sa më të shpejtë të mundshme, ndërsa shton se 13 tetori është afat kushtetues, i dekretuar tashmë edhe nga presidenti i Republikës.

Reagimi i plotë i Edmond Panaritit:

Zgjedhje te menjehereshme lokale dhe parlamentare, per te dale nga gremina por edhe për të ndalur diskreditimin kombëtar e  nderkombetar!                Sigurisht ne afatin me te afert kushtetues të mundshëm! 13 Tetori eshte afat kushtetues, i dekretuar tashmë! Eshte datë në fuqi dhe e pa rrezuar nga gjykatat supreme të vendit. Interpretimet mbi validitetin nuk mundet ti bejne partitë dhe politikanët, as komisionet dhe kolegjet zgjedhore por vetëm ligji dhe kushtetuta.

Por koha ecen dhe datat treten! Bashkë me to edhe shpresa per legjitimitet dhe kushtetueshmeri ne ketë vend... Nese sahatin nuk e kthejmë dot prapa dhe kohen e kemi tashmë të humbur me shumicë, unë kam bindjen se perseri mundemi që edhe në "Zeitnot" apo "Last minute" me vullnet dhe kompromis politik, procesi  mund te rikthehet dhe te rimerret nga fillimi.. duke e futur ne ate ne shtrat kushtetues dhe ne afate  ligjore, duke garantuar garë, alternativa dhe sidomos besueshmëri dhe gjithë pranim.

Tashmë nuk jemi thjesht vetëm ne kushtet e ilegjitimitetit zgjedhor , por ndodhemi të ndotur me kriminalizim madje edhe pa patur konkurrence dhe konkurente. Kjo eshte shumë e rende! Prej kohesh po rrijme dhe veshtrojme humnerën dhe ajo po na terheq drejt saj.