‘Po qe Kajmak i vërtetë, shko në Policinë e Janinës që të na tregosh se je i pastër’

Agim Kajmaku, kryetari i bashkisë së Vorës dalë nga votimet moniste të 30 qershorit, u përpoq të bishtpërdridhej sërish sot duke mos i dhënë përgjigjeve dokumenteve të publikuara nga Partia Demokratike që e lidhin me një vepër penale të rëndë në Greqi.

Kajmaku duke mos i përgjigjur dokumenteve të PD-së nuk tha nëse është i kërkuar në Greqi për falsifikim të rëndë të kartmonedhave, por u përpoq të fshihej pas jetës si emigrant, me portokalle dhe mandarina.

Por disa nga komentuesit e tij, i kanë bërë një ftesë të sinqertë duke i kërkuar që të niset në Greqi dhe të tregojë që shteti helen nuk e ka person në kërkim.

‘Po ti e di që je i pastër, merr gazetarët me vete që nga Vora dhe shko paraqitu në Policine e Janinës që t’u mbyllësh gojen dhe të fitosh për vete simpatinë e të gjithe Shqiperise. Po te jesh gjithmone i paster si KAJMAK’, i shkruan njëri nga komentuesit.

Të shikojmë nëse Kajmaku i Vorës do të jetë aq i sinqertë ti përgjigjes kërkesës së komentuesit të tij, për të vërtetuar që Partia Demokratike nuk tregon të vërtetën.