Zyrtare/ Andi Lila te Tirana

Tashmë është gjithçka zyrtare. Andi Lila do të jetë pjesë e Tiranës në këtë sezon të ri të Kategorisë Superiore.

Ka qenë vetë futbollisti kavajas që nëpërmjet një postimi në “Instagram” me presidentin Refik Halili, ka konfirmuar rikthimin te bardheblutë.

Kujtojmë që futbollisti ishte shumë pranë akordit me verilindorët e Kukësit, por gjërat ndryshuan mbrëmjen e djeshme, teksa mesfushori i Kombëtares vendosi t’iu bashkohej 24 herë kampionëve të vendit, duke nxjerrë “blof” skuadrën e Shpëtim Duros.

Lila do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Mema, për t’u përgatitur me skuadrën për ndeshjet e ardhshme.