FOTO/ Mendoni që Diellza Kolgeci është një yll, prisni nuk keni parë mbesën e saj akoma

 Lorinda Kolgeci mbiemri i së cilës nuk është i pa dëgjuar për publikun shqiptar edhe pse shumë e re në moshë duket se ajo ka filluar të kapë majat e suksesit.

Në tri vitet e fundit Lorinda ka bashkëpunuar me disa dizajnerë dhe fotografë më të njohur të vendit tonë.

Por jo vetëm kaq ajo tashmë ka filluar karrierën dhe si aktore.

Vitin e kaluar ajo ishte pjesë e serialit ‘O sa mirë’ për të vazhduar më vonë në serialin “Shpk Nazi” ku luan rolin e  ‘Rigës’.

Nga shtatori Lorinda do të startojë si prezantuse me një emision të showbizzit.

 Gjatësinë dhe talentin për modelizëm duket se e ka të trashëguar edhe nga halla e saj, Diellza Kolgeci.