Majlinda Kelmendi mposhtet në gjysmëfinale, ‘lufton’ për medaljen e bronztë

Majlinda Kelmendi është eliminuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po zhvillohet Tokio të Japonisë.

Xhudistja kosovare u mposht në gjysmëfinale nga japonezja, Uta Abe, e cila është aktualisht kampione e botës.

Të dy sportistet u ndëshkuan respektivisht nga dy herë, ndërsa në fund 19-vjeçarja aziatike arriti të triumfonte me ‘Ippon’.

Majlinda Kelmendi do të luftojë për medaljen e bronztë përballë portugezes, Joana Ramos në kategorinë deri 52 kilogram.