'Kisha mall për Shqipërinë, por më zhvatën në Koman'! Berisha: Moto e narkoshtetit, rrjepja!

“Motoja e narkoshtetit është të zhvasim dhe rrjepim turistët! Lexoni denoncimin e turistit dixhital.” Ky është qëndrimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj denoncimit më të të fundit bërë nga një pushues nga Kosova  në profilin e tij në Fb.

Pushuesi kosovar tregon mallin që kishte për ta parë Shqipërinë,  por se kishte mbetur tepër i zhgënjyer nga “mikpritja” e vendasve, nga mënyra se si ata e kishin zhvatur për një shëtitje fare të rëndomtë nëpër  liqenin e Komanit. Dhe kjo lloj mikpritje, pa besë e burrni, siç e cilëson, nuk shkakton tjetër përveçse dëmtim të turizmit dhe imazhit të vendit.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje zoti Berisha. Jam një kosovar, jetoj në Amerikë prej 14 vitesh. Këtë vit vendosa të vizitoj Shqipërinë.

Fillimisht shkova në Velipojë, vend shum i bukur, deti shumë i bukur.  Por, ka  një problem në këtë vend. Jam zhgënjyer me shërbimet e disa punëtorëve në lokalet e plazhit nga Velipoja.

Mora rrugën të shoh liqenin e Komanit. Kur u afruam afër stacionit, te trageti, doli një burrë dhe na u ofrua e na pyeti për ku do të shkoni.

Ne i thamë do të marrim tragetin për në Bajram Curri.

Nëse nuk gaboj, ai na tha se nuk ka për sonte, por tha, mund t’ju ofroj një vozitje nëpër liqen.

Ishim 4 veta, na kërkoi 40$ euro vozitje 50 minutshe.

Shkuam konsumuam drekë dhe i kryem disa foto dhe u kthyem prapa. Kur zbritëm nga barka, zotëria kërkon 80$euro!!!

Unë i thashë: Zotëri,  ne kur u nisëm, na kërkove 40$, pse tani...? 
Me një fjalë pa tjetër kërkonte 80 $.

Unë i thashë: Zotëri, nuk është problem, do t’i jap.  Po ku po jet burrnija e fjala e dhën’?!

Ne shqiptarët jemi të fjalës e besës, po ky njeri është turpi i Shqipërisë. 
Zoti Berisha, unë kam pasur mall ta vizitoj Shqipërinë, po me kësi lloj njerëzish që nuk kanë interes, e dëmtojn turizmin Shqipërisë dhe  kanë një interes personal, jam i zhgënjyer, tepër.