VIDEO/ Griezmann shënoi dy herë, ja reagimet e Messit dhe djalit të tij nga tribuna!

Antoine Griezmann ka bërë një paraqitje fantastike në fitoren e Barcelonës 5-2 përballë Betis.

Sulmuesi francez ishte më i miri në “Camp Nou” duke udhëhequr katalanasit drejt suksesit të parë këtë sezon në La Liga.

Griezmann e zëvendësoi më së miri Lionel Messin e dëmtuar i cili e ndoqi ndeshjen nga tribuna VIP së bashku me djemtë e tij ndërsa në krah ishte Suarez (i dëmtuar).

Në videon më poshtë shikoni reagimet e Messit gjatë momentit kur Griezmann shënonte golat.