Zjarr në fabrikën e çelikut ne Elbasan

Një zjarr ka shpërthyer në Uzinën e Prodhimit të Çeliqeve në Elbasan. Zjarri është pikasur në skrapin jashtë furrës së shkrirjes së çelikut. Nuk ka pasur punëtorë të lënduar.

Janë njoftuar zjarrfikëset Elbasan të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Për fikjen e këtij zjarri janë angazhuar 2 zjarrfikëse dhe 6 efektivë. Gjithashtu janë angazhuar edhe punëtorë të kompanisë turke Kurum që administron Uzinën e Prodhimit të Çeliqeve.