FOTO/ 'Unë e ndjej dhimbjen tuaj' ja si e komenton Bleona Qereti ndarjen e Robertit dhe Norës

Tashmë është bërë kryefjala e mediave rozë ndarja pas13 vitesh martesë të Robert Berishës dhe Nora Istrefit.

 Përveç komenteve nga fansat, në postimin e Robertit kanë komentuar po ashtu një pjesë e VIP-ave të shoëbizit.

Mes tyre përmendim komentin e këngëtares së njohur, Bleona Qereti. Bleona iu ka uruar fat dhe po ashtu ka bërë të ditur që e ndjen dhimbjen e tyre, por beson që të dy do e kalojnë.

“Fat të mirë për të dy. Nga të gjithë njerëzit unë ndjej dhimbjen tuaj dhe atë që po kaloni. Do ta kapërceni këtë. Ju dua të dyve”, ka shkruar ajo.