Mbërrin oferta e re për Neymarin, PSG-ja duhet të marrë vendimin final!

Barcelona është e vendosur për të kryer blerjen e bujshme gjatë orëve të fundit të merkatos.

Drejtuesit katalanas kanë dorëzuar në Paris ofertën e tyre të re për Neymarin, operacion në të cilin do të përfshihet edhe Ousmane Dembele, shkruan "Goal", raporton SYRI.net.

Përveç ylli francez, Barça do të ofrojë edhe një shumë ta majme parash në sprintin final për të nënshkruar me brazilianin 27-vjeçar.

Dritarja e transferimeve do të mbyllet më 2 shtator, por nëse refuzohet edhe kjo ofertë atëherë nuk do të ishte surprizë që Neymar pa dëshirën e tij edhe një sezon tjetër të qëndronte në “Parc de Prince”.