Mourinho gati të marrë drejtimin e gjigantëve të Championsit, pret telefonatën nga...

Jose Mourinho është duke pritur shkarkimin e Zinedine Zidanes.

Sipas mediave në Spanjë, “Special One” ka shprehur dëshirën e madhe për të marrë drejtimin e Real Madridit.

Mourinho është i gatshëm të refuzojë çdo propozim, pasi po pret telefonatën e Florentino Perezit për ta rikthyer sërish në “Santiago Bernabeu”.

Për shkak të rezultateve të dobëta marrëdhënia mes Zinedine Zidane dhe Florentino Perez është përkeqësuar dhe kjo çon në spekulime se Mourinho mund të ri-nënshkruajë me “Los Blancos” brenda muajve të ardhshëm.