Gjenden dy turistët hungarezë, zhdukur në Karaburun: Prisnin në heshtje

Një çift, turistë hungarezë, që kishin humbur që dje në Karaburun, janë gjetur këtë mëngjes  nga Policia e Vlorës.

Ata kishin ngritur çantën e kampingut dhe kishin qëndruar në pritje tërë natën për t’i gjetur, me besimin se thirrja e tyre SOS me celular do të ishte dëgjuar nga Policia.

Pas kërkimeve që u bënë gjatë tërë natës nga Policia dhe banorë të zonës, ta u gjetën në një çadër kampingu në një zonë të izoluar dhe pa valë telefonike.

Gjendja e tyre ishte e mirë.