PSG shpërthen ndaj Toulouse, 4 gola për 45 minuta

PSG ia doli që të rikthehet te fitorja në Francë, pas humbjes së javës së kaluar.

Në shtëpi përballë Toulouse, parizienët fituan thellë me shifrat 4-0, por të gjithë golat u shënuan vetëm në pjesën e dytë.

Çupo-Moting zhbllokoi shifrat në minutën e 50-të, ndërsa vetëm 5 minuta më pas, një autogol i Goçalves i dhuroi edhe avantazhin e dyfishtë ekipit të Tuchel.

Di Maria humbi një mundësi të artë nga pika e bardhë në minutën e 69-të, por PSG kishte akoma gola.

Çupo-Moting shënoi të dytin personal në minutën e 75-të, ndërsa Markinjos në të 83-tën vendosi “pokerin” për ekipin kampion në Francë.

Kështu, me këtë fitore, PSG shkon në vendin e tretë me 6 pikë, ndërsa kryeson Renes me 9 pikë të plota pas 3 javëve.