Rrëfehet aktorja e njohur: Puthja me Brad Pittin më ka lënë pasoja të këqija në jetë

Brad Pitt është një nga meshkujt më të kërkuar në botën e Hollywoodit dhe gjersa shumë femra mezi presin ta puthin, një aktore pohon se një përvojë e tillë nuk ishte më e mira.

Kirsten Dunst e puthi aktorin në filmin “Intervistë me Vampirin”, në të cilin të dy luajtën së bashku me Tom Cruisen. Aktorja ishte vetëm 11-vjeçare kur filmi u xhiruar në vitin 1994. Pitt atëbotë ishte 30-vjeçar.

Në një skenë, Claudia, interpretuar nga Kirsten, përkulet dhe puthet Louisin (Brad Pittin). Puthja zgjati pak, por ishte padyshim traumatike për aktoren e atëhershme të re.

“Po, ishte e pështirë. Unë ende qëndroj pas saj. Do të ishte edhe më e shëmtuar, që një vajzë 11-vjeçare të thoshte: ‘Ishte e shkëlqyeshme’”, pohoi sot 37-vjeçarja.

Dhe ndërsa bukuroshja po përpiqet të “fshijë” këtë puthje nga koka e saj, Kirsten ka vetëm fjalë lavdërimi për kolegët – Pitt dhe Cruise.

“Ata ishin të mrekullueshëm për mua. Më trajtuan sikur unë isha motra e tyre”, zbuloi ajo, duke shtuar se kurrë nuk kishte punuar në një film kaq të kërkuar.