Mediat italiane vlerësojnë mbrojtësin shqiptar

Frederik Veseli dhe Empoli e nisën me këmbën e djathtë aventurën në Serinë B.

Skuadra ku aktivizohet mbrojtësi shqiptar, sezonin e shkuar nuk arriti të qëndronte në elitë dhe kështu ka detyrë të ringjitet.

Empoli fitoi 2-1 ndaj Juve Stabias dhe Veseli ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës për skuadrën e tij.

“Tuttomercato.web”, e vlerësoi shqiptarin me notën 6. “I përpiktë në fazën mbrojtëse, ai nuk ‘përbuz’ asnjë lloj sulmi”, shkruan kjo media.

Duket se Veseli do të qëndrojë këtë sezon tek Empoli dhe nuk do të lëvizë, siç është përfolur jo pak nga mediat, në Itali.