VIDEO/ Surprizë e madhe në Angli, skuadra pretendente humbet në shtëpi

Tottenham ka pësuar humbjen e parë në kampionat nga skuadra e Newcastle, që shkakton surprizën në javën e tretë të Premierligës.

Ekipi i Pochettinos është mundur me rezultatin 0-1 dhe është “njohur” me disfatën e parë këtë sezon.

Miqtë gjetën golin e fitores që në pjesën e parë, me anë të Joelington, në minutën e 27-të të takimit, pas një asisti të Atsu.

Pjesa e mbetur e lojës nuk solli asnjë ndryshim në rezultat, edhe pse Tottenham është munduar të paktën të barazojë shifrat.