Aksident i rëndë në Mat/ Humb jetën 33-vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Klos-Dars në Mat.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një 33-vjeçar. Viktima është Q.V nga fshati Xibër.

Sipas policisë "shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën pasagjeri Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër".

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.