I mohoi fitoren Real Madridit me goli e shënuar, njihuni me lojtarin që Barcelona e largoi pas një postimi në Twitter
Sergi Guardiola me golin e shënuar ndaj Real Madrid i dha një pikë të çmuar ekipit të tij Valladolid.
Ishte goli i dytë i shënuar në këtë sezon për të, në po kaq ndeshje të zhvilluara.
Nisur nga ecuria fantastike e sulmuesit, mediat kanë sjellë dhe njëherë ne memorjen e të gjithëve, vitin 2015, momenti kur Guardiola nënshkroi për Barcelonën, por për shkak të postimeve në “Twitter”, klubi katalanas e largoi sulmuesin.
“Është koha e Clasicos … Hala Madrid! Hala Madrid, q*** Katalonjën.Unë jam një katalanas i ndyrë dhe Hala Madrid gjithmonë”, shkruante Guardiola në 2013-tën. Vetëm tetë orë pas nënshkrimit me Barcelonën, kontrata e Guardiola u ndërpre.