", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

PSG dhe Neymar ndajnë përfundimisht rrugët, klubi merr vendimin e papritur!

Neymar nuk do të luajë asnjë ndeshje me PSG-në derisa të sqarohet përfundimisht e ardhmja e tij.

Këtë e ka konfirmuar sot trajneri Thomas Tuchel, i cili në intervistën para ndeshjes me Touluse theksoi:

“Neymar është gjithnjë e më i gatshëm për të luajtur, ka arritur formën e duhur dhe ka më shumë kapacitet për të qenë pjesë e skuadrës. Ai është stërvitur shumë mirë, me kualitet dhe intensitet të lartë. Por, situata e tij me klubin është si gjithnjë e njëjtë. Pozicioni i klubit është i qartë: Nëse situata e tij nuk qartësohet, atëherë ai nuk do të luajë. Nëse situata e tij qartësohet që nesër, ai do të luajë, nëse nuk ndodh, ai nuk luan”.

Me pak fjalë Neymar nuk do të zbresë në fushë deri më 2 shtator, kur merkato të jetë mbyllur dhe e ardhmja e tij të jetë e qartë.