Gjendet e vdekur 43-vjeçarja/ Policia nis hetimet
Një grua 43 vjeçe është gjetur pajetë sot në Pejë.
Sipas mjekëve viktima nuk kishte shenja dhunë dhe shkaku i vdekjes sajë mund të jetë vdekje natyrale, por përgjigjen përfundimtare do ta japë raporti mjeko-ligjor.
“Sot më 24 gusht rreth orës 12.50 një qytetar ka informaur policinë se në rrugën “Remzi Hasani” në Pejë një person i gjinisë femërore ka qenë e shtrieë në rrugë dhe është identifikuar. Sh.R e lindur më 1975 nga Gjakova”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Gazetën Express.
Policia bashkë me autoambulancën e kanë dërguar viktimën në spital ku është konstatuar edhe vdekja e saj prej mjekëve.
Ndërkohë policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas raportimeve, viktima i përket komunitetit rom.