Luksi i shfrenuar i ministres së Ramës/ Pampuri: 700 euro një natë e Etildës, 3 mijë lekë ndihma ekonomike për qytetarët

Ish-deputetja demokrate Orjola Pampuri reagon pas publikimit të fakteve sipas të cilave, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj shijonte jetën e luksit në hotelet e Europës.

Sipas tyre, një natë e ministres kushton jo më pak se 700 euro, ndërsa sipas Pampurit, 3 mijë lekë në muaj është ndihma ekonomike për një familje të varfër.

"Pra nje nate luksi per Etilda Gjonaj eshte dy vite buke per nje familje ne nevoje, kaq nuk paguhet as nje mjek i cili punon ne kushte te veshtira per te shpetuar jete njerezish, po ashtu do ta kishte enderr nje mesues, inxhinier, apo nje profesor qe ka nje jete ne auditore", shkruan ndër të tjera ish deputetja e PD.

Reagimi i plotë i Oriola Pampurit:

Qytetaret varferohen cdo dite e me shume, pasi ne xhepat e tyre eshte futur dora e hajduteve te paskrupullt ne qeveri.

Ministrja e Edi Rames, Etilda Gjonaj, ka standart tjeter, nga ai i qytetareve te varfer te ketij vendi, nese nje familje merr 3000 leke te reja ndihme ekonomike, edhe kete pasi kalon ne disa filtra abuzive te perzgjedhjes, zonjeza, preferon hotelet ku paguhet 700 euro nata. Pra nje nate luksi per Etilda Gjonaj eshte dy vite buke per nje familje ne nevoje, kaq nuk paguhet as nje mjek i cili punon ne kushte te veshtira per te shpetuar jete njerezish, po ashtu do ta kishte enderr nje mesues, inxhinier, apo nje profesor qe ka nje jete ne auditore. Por ndrikullat e Rames, sapo ulen ne karriget ministrore vendosin masken e 'aristokratit' dhe ne kurriz te qytetareve te ndershem hipin e zbresin avioneve, duke cuditur boten me luksin e tyre prej te babezituri.

E turpshme. E si pa te keq kjo ministre, promovon kushtet e burgjeve, qe ne fakt jane mbushur me njerez te varfer e te pamundur, qe jane aty per nje fature te pa paguar te energjise elektrike, ku ne fakt aty duhet te ishin nga ajo e deri tek koleget e saj e te gjithe ata qe i ndihmuan te blinin e te vidhnin vota qe te vinin ne pushtet e ajo te ishte ministre. Paradoksi qe kjo qeveri i ka ofruar shqitareve eshte i pashembullt, modeli me i shemtuar, qe realiteti post komunist ka provuar ndonjehere. Qytetaret sot jane te neveritur nga kjo qeveri bandash e mashtruesish. Ata meritojne te jetojne si qytetare europiane, jo si skllever per te mbajtur mbi supe njerez te babezitur per para e pushtet, njerez te paskrupullt qe ne emer te karriges e pushtetit shesin e blejne gjithcka.