'Fillim i mbarë i Superligës'/ Ish-deputeti 'harron' politikën dhe i gëzohet fitores së Vllaznisë

Ka dhuruar një surprizë të bukur pasditja e sotme, teksa një nga emrat historikë të futbollit shqiptar, Vllaznia e Shkodrës, është rikthyer me fitore në kategorinë e më të mirëve.

Pas një sezoni të kaluar në kategorinë inferiore, kuqeblutë e drejtuar nga Mirsad Jonuz, kanë mposhtur në “Loro Boriçi”, në prezencën e një numri të konsiderueshëm tifozësh, ekipin e Laçit.

Fitorja e kuqebluve duket se ka gëzuar edhe ish deputeti demokrat, Bardh Spahia.

Përmes një postimi në Facebook, ky i fundit shprehet se, ky është një fillim i mbarë sezoni për Vllazninë.

Postimi i plotë i Spahisë:

FILLIM I MBARE I SUPERLIGES
Kjo Vllazni na beri krenare sot me lojen e saj. Nje fitore e merituar per skuadren me te vjeter te Shqiperise, qe ndezi zemrat e tifozeve ne stadiumin Loro Borici, me golin e shkelqyer te Hygor. Rastet e shumta deshmojne motivimin e forte te ekipit. Ne tifozeve na mbetet ta mbeshtesim fort si gjithmone e pa kushte! Forca Vllaznia! #SuperKrenare