FOTO/ Sot çmend shqiptarët, por si ka qenë dikur Kejvina Kthella

Modelja Kejvina Kthella është kthyer në një ndër vajzat më të komentuara nëpër media dhe është po ashtu shumë aktive në rrjete sociale ku poston vazhdimisht, duke u dukur çdo ditë e më tërheqëse.

Së fundmi, Kejvina ka kthyer kokën shumë vite pas në të shkuarën, kur ishte veçse fëmijë dhe ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një foto nga fëmijëria.

Në foton e postuar, gjëja e parë që bien në sy janë sytë ngjyrë blu. 'Mini Kejvina' shfaqet e buzëqeshur dhe me flokë ngjyrë bjonde, siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë modelen.