FOTO/ Dajana Shabani flet për herë të parë për marrëdhënien e saj me Kamer Malokun
Dajana Shabani ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi për jetën private e lidhjen me boksierin kosovar, Kamer Maloku, lidhje të cilën e pranuan publikisht.
Dhe së fundmi u komentua gjatë në media për një ndarje të mundshme.
Por Dajana i hodhi poshtë këto thashetheme duke postuar një foto me Kamerin e duke treguar se janë shumë të lumtur bashkë.
E duke qënë se ato janë bashkë fansat kërkojnë të dinë më shumë mbi marrëdhënien e tyre e një prej tyre e ka pyetur sot Dajanën se çfarë e ka tërhequr tek Kameri.
"Është i përmbajtur, fjalë pak, e kursen lekun, ta nxin jetën. Gjithçka më tërheq dhe mbi të gjitha dashuria dhe vëmendja që ka për mua", është përgjigjur Dajana.