E shtunë, priten vranësira dhe reshje të pakta shiu

24 Gusht 2019Ë Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave në zonën perëndimore ku do të ketë rreshje të pakta shiu. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale  8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten të larta.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore   19/31°C 

Zonat e  ulëta    18/38°C

Zonat  bregdetare  22/34°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari