PAMJE TË RËNDA/ Aksidenti te 'Unaza e Re', viktima mes gjakut në mes të rrugës

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:15, te “Unaza e Re”, një një këmbësor rreth 55 vjeç ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifilimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë.

Më poshtë, Syri.net sjell pamje ekskluzive nga vendngjarja...

Siç shihet, viktima ka qëndruar mes gjakut për minuta të tëra në rrugë, ndërsa as policia dhe as ndihma e shpejtë nuk kanë mbërritur në kohë.

Zona ku ndodhi përplasja fatale për jetën e kalimtarit është e pandriçuar.

Aksidenti u regjistrua pikërisht aty ku banorët e Unazës së Re protestojnë çdo ditë kundër projektit që parashikon shembjen e banesave të tyre për rikonstruktimin e rrugës nga sheshi “Shqiponja” te mbikalimi pranë "Pallatit me shigjeta".  /Syri.net