Shtyhet debutimi në Serie A, Nedved flet për sëmundjen e Sarrit: Ja kur kthehet...

Maurizio Sarri do të mungojë dy ndeshjet e para që Juventusi do të zhvillojë në startin e Serie A.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër” po vuan nga pneumonia dhe po merr mjekimin e nevojshëm.

Para ndeshjes ndaj Parmas, Nedved ka folur për gjendjen e italianit i cili do të rikthehet pas ndeshjeve të kombëtareve.

“Unë ju sjell përshëndetjet nga Maurizio Sarri, i cili do të kthehet pas pushimit ndërkombëtar. Janë bërë ndryshime të rëndësishme por nuk është një moment tranzicioni. Juventusi është i përbërë nga puna dhe sakrifica dhe ne duam të fitojmë përsëri trofe të rëndësishëm” – tha Nedved.