FOTO/ Lori Hoxhën e zë belaja gjatë pushimeve me të ëmën

Pas pushimeve në Mykonos me shoqërinë, nga ku postoi foto me rrobabanjo që tërhoqën shumë vëmendje, Lori Hoxha tani ka nisur pushimet me të ëmën, Vjollca Hoxhën.

Nënë e bijë ndodhen në Romë, Itali ku duket se po ia kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Mirëpo për Lorin, pushime me mamin do të thotë jo më foto tërheqëse me këmbët jashtë.

"Jam me pushime me mamin kështu që përgatituni të mos i shihni këmbët e mia në fotot e mia të rradhës", shkruan Lori.

Shumë vajza i kanë komentuar blogeres se një gjë e tillë u ndodh dhe atyre sepse mamatë shqiptare janë njësoj.