Derbi italian në merkato, për Kalinic

Nicola Kalinic prej kohësh përflitet për një largim nga Atletico Madrid,  dhe destinaconi më i mundshëm i kroatit është Italia.

Sulmuesi ka admirues që duan ta rikthejnë në Serinë A me Romën dhe Lazion që po duelojnë edhe në merkato mes tyre.

Kalinic pëlqehet shumë nga Fonseca që e shikon si alternativë e Dzekos ndërsa Igli Tare i premton më shumë minuta si titullar.

Vendimi i takon Kaliniç i cili ka dhënë pëlqimin për të luajtur sërish në Itali ndërsa ende nuk ka zgjedhur fanellën që do të veshë.