Incident me pasoja fatale në koncertin e reperit që theu rekorde me këngën ‘Zemër’

Një incident me pasoja fatale ka ndodhur së fundmi në koncertin e reperit të njohur algjerian Soolking.

 Teksa ai ishte duke mbajtur koncert në një stadium në Algjeri një turmë e madhe njerëzish që po nxitonin, janë rrëzuar tek njëra prej hyrjeve.

Mediat e huaja raportojnë se deri më tani kanë ndërruar jetë 5 persona dhe më shumë se 20 të tjerë janë dërguar me urgjencë për në spital.

Nga viktimat mësohet se 3 prej tyre ishin burra 2 dy gra.

Soolking u bë i njohur për publikun shqiptar pas bashkëpunim,it me Dhurata Dorën në këngën “Zemër”.