Basha: Beteja për votën e lirë vlen edhe për nesër. Jo thjesht të ikë Rama e të vijë unë
Aksioni politik i opozitës nuk është thjesht për të larguar Edi Ramën. Kjo vlen edhe për nesër.
Kështu u shpreh Lulzim Basha gjatë intervistës në Syri TV.
"Në një vend i cili është anëtar i NATO, kandidat për anëtarësim në BE, që prodhon papunësi, stanacion për ti dhënë të gjithë pasurinë Edi Ramës dhe një grupi njerëzish pranë tij.
Beteja për votën e lirë vlen edhe për nesër. Nuk është thjesht të ikë Rama e të vijë unë. Për të bindur çdo faktor se beteja shkon përtej opozitës", deklaroi Lulzim Basha në "Çim Peka LIVE".
Sipas tij, kemi të bëjmë me një organizatë politike-kriminale, që nuk përfaqëson as socialistët.