'Jeni i bindur se me Ramën mund të ketë zgjidhje paqësore'? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

Gjatë intervistës në Syri TV, lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi se, asnjë fije floku e asnjë shqiptari nuk vlen të sakrifikohet për një satrap të korruptuar, siç e quan ai kryeministrin Edi Rama.

Jeni i bindur se me Ramën mund të ketë zgjidhje paqësore?

“Të shohim çfarë ka ndodhur realisht. Presidenti veproi sepse realisht gjendja popullore po shkonte drejt një konflikti të hapur, i cili mbarte edhe rrezikun e viktimave. Asnjë fije floku e asnjë shqiptari nuk vlen të sakrifikohet për një satrap të korruptuar si Edi Rama.

Zgjedhje përmes një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër. Kjo është ajo që kërkon opozita e bashkuar. Ka një numër njerëzish të frustuar që flasin se pa gjak nuk ka ndryshim. Pastaj më trego ndryshimin mes meje dhe Edi Ramës më 21 janar”, u shpreh Basha.