", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Së shpejti nis sezoni i ri i “Sfida e Gatimit”, por... me disa ndryshime

Alfio Rrotani dhe Indrit Çela prej kohësh ndodhen në ekranin e programit “Tv Klan”. Fillimisht dy shefat e kuzhinës erdhën me emisionin e gatimit “Bukë, kripë dhe zemër”, një emision që u prit shumë mirë nga publiku.

Pas këtij formati, Alfio dhe Indriti sollën “Sfida e Gatimit”, sigurisht një emision gatimi, ku të ftuar të ndryshëm me ndihmën e shefave konkuronin me njëri-tjetrin. Pas pushimeve të sezonit veror, Alfio nuk ka humbur shumë kohë dhe i është kthyer punës në restorant dhe emision.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet tek zyrat e “Klan” dhe shkruan: “Sezoni i ri me ndryshime të vogla dhe buzëqeshje të madhe”. Nuk dihet ende se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë, por për këtë na mbetet të presim dhe të shohim çfarë do zbulojë vetë ai.

Emisionet e Alfios dhe Indritit përveç se kanë shumëllojshmëri gatimesh, kanë dhe shumë harmoni dhe humor, gjë që ka tërhequr akoma më shumë vëmendjen e shikuesve.

View this post on Instagram

Sezoni i ri me ndryshime te vogla dhe me buzeqeshje me te madhe ?????‍????

A post shared by ALFIO RROTANI (@alfio_rrotani) on