VIDEO/ Gol i 'çuditshëm' në Portugali/ Të shënosh pas 13 sekondash pa e prekur topin fare

Ekipi U-17 i Sporting Libonës është bërë protagonist në një video që po bën xhiron e rrjetit.

Në takimin e ditës së dielë që të rinjtë po luanin përballë ekipit Uniao Almeirim, ishin pikërisht miqtë që nisën topin e parë.

Dhe në fakt, Sportingu kaloi në avantazh pas vetëm 13 sekondash, e për më tepër, pa e prekur kurrë topin. Lojtarët e Uniao Almeirim, po pasonin mes tyre topin, dhe e çuan në një moment tek portieri i tyre, por pas një topi të kthyer, gardiano doli huq, dhe kështu përfunduan duke shënuar autogol, e duke i dhuruar avantazhin Sportingut pas 13 sekondave.