Challandes me ‘dhimbje koke’, dëmtohet dhe një tjetër futbollist përpara ndeshjes me Çekinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon që të marrë lajme të këqija, pasi dhe Herolin Shala i është shtuar listës së lojtarëve të  dëmtuar.

Për ndeshjen me Çekinë trajnerit Challand i duhet që të bëjë dhe pa shërbimet e 27 vjeçarit.

Sipas raportimeve të fundit Herolindi ka pësuar një dëmtim në stërvitje me skuadrën e tij Valerengan dhe do të mungojë për rreth gjashtë javë.

Mesfushori do të jetë mungesa e katërt për kosovën, pas Hekuran Kryeziut, Arbër Zenelit dhe Milot Rashicës.