Real Betis i lutet Messit të mos kthehet nga dëmtimi këtë javë

Të dielën Barcelona luan kundër Real Betis në javën e dytë të La Ligas.

Barcelona ka bërë një postim ku tregon se Lionel Mesi është duke u stërvitur me skuadrën katalanase.

Ndërkohë Real Betis ka shpërndarë postimin e tyre me një mbishkrim shumë interesant.

“Mos u nxito Leo, nuk ka nevojë te mundohesh”, ka shkruar Betis në Twitter.