FOTO/ Mijëra tifozë përcjellin në banesën e fundit liderin e ultrasve të Lazios

Mijëra tifozë të Lazios janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit liderit të tyre, Fabrizio Pisticelli i cili njihej me nofkën, Dibolik.

Tifozët dhe njerëzit e afërt e kanë shoqëruar kortezhin nga morgu i spitalit deri në “Divino Amore”, vendi ku do të varroset.

Duartrokitje, kore ultarsish, madje dhe përshëndetje romake u dëgjuan gjatë gjithë rrugës.

Një flamur i madh me mbishkrimin  "Diablo" dhe sytë e personazhit komik nga i cili ultrasi mori pseudonimin, ndodhej në mes të tumës. 

Diabolik’, u vra në prit brenda Parkut të Aqueductua në Romë. Ai u qëllua me dy plumba pistolete, në shpinë dhe në kokë, që kishte arritur t’i shponte kafkën.