Plagosje me armë në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në Shkodër.

Mesohet se person është gjetur i plagosur me armë zjarri në Bushat të Shkodrës.

Personi i dëmtuar është gjetur në kanal, i plagosur me armë.

Personi i plagosur po transportohet për në spitalin e qytetit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plagosjes.