FOTO/ 'S'guxojnë dot si unë', Roza Lati bën ndryshimin e guximshëm në pamje

Së fundmi, në llogarinë e saj të Instagramit Roza Lati në Instastory ka publikuar një foto ku shihet se ka bërë përsëri modelin e saj të preferuar i cili quhet "gërsheta afrikanë" dhe që nga qershori ajo shfaqej kudo me gërshetat e saj ngjyrë kafe.

Por, ditën e djeshme Roza bëri të ditur që është lodhur nga ngjyra kafe e flokëve të saj sepse është kaq e zakontë dhe është mbushur Shqipëria plot.

Me tendencën për të qenë ndryshe nga të tjerët, moderatorja i ka lyer flokët e saj në rozë.

“Meqë me gërshetat bezhë dhe kaf kam parë që është mbushur e gjithë Shqipëria, thash po guxoj aty ku s’guxojnë dot kaq kollaj”- ka shkruar moderatorja në foton e postuar në “Instastor

Në një postim tjetër e cila ka pozuar para pasqyrës me modelin e ri të flokëve ka shkruar:

“Roza Lati 667 (një hap para dreqit)”.