FOTO/ Lozano në Itali, gati vizitat mjekësore

Sulmuesi i PSV dhe i kombëtares së Meksikës, Hirving Lozano më në fund ka mbërritur në Villa Stuart për të kryer vizitat mjekësore.

Lozano pas vizitave mjekësore do të nënshkruaj dhe kontratën.

Napoli raportohet se do paguajë 38 milionë euro plus bonuse për 24-vjeçarin, i cili ka qenë në radarin e tyre që nga janari.

Ai ka shënuar 40 gola në 79 paraqitje për PSV, duke fituar një titull të ligës në 2017-18, dhe ka shënuar nëntë herë në 35 paraqitje për Meksikën.

Kryesisht meksikani do të luaj si mesfushorë i majtë, ai gjithashtu mund të luajë në të djathtë ose në qendër.