Eros Grezda po përballet me një situatë të vështirë, shikoni çfarë i ka bërë klubi së fundmi

Eros Grezda po kalon një periudhë të vështirë tek skuadra e Rangers.

Grezda nuk shihej më si pjesë e grupit dhe po pritej që t’i gjendej një ekip tjetër. Por gjatë kësaj merkato nuk u arrit asnjë marrëveshje me ndonjë klub, pavarësisht se kishte interesime nga 2 klube franceze.

Së fundmi Gjakovari është detyruar të luajë me të rinjtë e Rangers në një ndeshje miqësore që këta të fundit zhvilluan kundër ekipit të Fleetwood Town U-23. Shqiptari e nisi si titullar në fitoren 0-2 të ekipit skocez.

Grezda është jashtë planeve të Gerrard, por klubi po mundohet ta mbajë në formë dhe të angazhuar. Lojtari i kombëtares konsiderohet si një nga dështimet më të mëdha të afatit kalimtar.