‘The Sun’ speciale për Kosovën: Ekipi më në formë i Europës, luajtën ndeshjen e parë në 2016-ën

Paraqitjet dhe ecuria fantastike e Kosovës gjithmonë e më shumë është pjesë e artikujve në disa nga mediat më të njohura të Europës.

Tabloidi britanik “The Sun” i ka kushtuar një artikull special ekipit përfaqësues të Kosovës me titullin: “Ekipi më në formë i Europës, luajtën ndeshjen e tyre të parë zyrtare në vitin 2016”.

“Tre vjet më parë, Kosova luajti ndeshjen e parë zyrtare ndërkombëtare. Tani, skuadra e udhëhequr nga Milot Rashica është ekipi më në formë në Europë.

“Kosova ende nuk e ka shijuar humbjen që nga fundi i vitit 2017, pasi në 14 ndeshje ka shënuar 8 fitore - përfshirë fitoren e tyre të parë në kualifikuese Europiane kundër Bullgarisë”, shkruan ‘The SUN’.

Shkrimi vijon “Kosova u shpall zyrtarisht e pavarur nga Serbia në 2008, ata dalëngadalë filluan të rriten në skenën e futbollit ndërkombëtar”.

Kosova kryesoi një grup të Ligës së Kombeve ku merrnin pjesë Azerbajxhani, Ishujt Faroe dhe Malta, duke shënuar 15 gola dhe duke pësuar vetëm dy gola në gjashtë ndeshje.

Dhe vrulli i tyre ka vazhduar të jetë akoma edhe më i madh.

Pas barazimeve mbresëlënëse ndaj Danimarkës, Bullgarisë dhe Malit të Zi, skuadra u rendit në vendin e 127 në botë, pasi arriti një fitore fantastike 3-2 ndaj Bullgarisë.

Ndeshjet e fundit të Kosovës: