FOTO/ Dëmtimi, Leo Messi vazhdon të stërvitet i vetëm

Barcelona po vuan nga mungesat e lojtarëve.

Lionel Messi vijon stërvitjen i diferencuar nga grupi tjetër i lojtarëve, ndërsa edhe Neto, Luis Suarez, Nelson Semedo dhe Ousmane Dembele janë në një fazë rikuperimi.

Gjithçka tregon se Messi do të jetë në gjendje të bashkohet një seancë të plotë stërvitore për të mërkurën, megjithëse mbetet një konfuzion në lidhje me natyrën e dëmtimit që pësoi Semedo.

Barcelona nuk e ka raportuar që ish mbrojtësi i Benfica është i dëmtuar, kështu që duket se vendimi për t’u stërvitur vetëm është marrë nga vetë futbollisti si përgjigje ndaj një ndjenje shqetësimi.