FOTOLAJM/ 'Ndizet' merkato, Icardi zbulon shtëpinë e tij të re në qytetin e …

Mauro Icardi ka prezantuar shtëpinë e re në Milano.

Argjentinasi është jashtë planeve të Antonio Contes te Interi dhe kohët e fundit është shndërruar në protagonisti kryesor në merkato.

“Shtëpia ime e re po vjen” – shkruan Icardi, ndërsa një koment me sytë në formë zemre, e ka bërë edhe gruaja-agjente e tij, Wanda Nara.

Nëse për jetën e tij private, gjërat duken të qarta, diçka e tillë nuk mund të thuhet për karrierën e argjentinasit, i cili kërkohet nga Juventusi, Napoli, e së fundmi edhe Milani.